Tre orë nga nisja e procesit, Celibashi: Në disa qendra votimi s’ka nisur ende

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej tre orësh ka nisur procesi i votimit në 6 bashki që zhvillohen edhe zgjedhjet e pjesshme vendore.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë edhe detaje në lidhje me vijimësinë e këtij procesi. Ai u shpreh se në disa bashki ende nuk ka nisur procesi i votimit.

Ai u shpreh se në Shkodër për shkak të kushteve atmosferike në Shosh dhe Pult nuk ka nisur ende procesi i votimit. Po ashtu edhe në Dibër në dy qendra votimi ka problematika për shkak të motit të keq.

Ndër të tjera Celibashi tha se po votohet normalisht në shumicën e qendrave të votimeve.

“Në përgjithësi duhet ta them se procesi i hapjes së QV është pa ndonjë problematik të theksuar. Jemi në një proces monitorimi të vazhdueshëm. Janë 2 qendra në Shosh dhe Pult që nuk ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerit për shkak të situatës atmosferike. Në total janë 250 QV ka filluar procesi në 247.

Në Dibër 101 ka nisur në 101. Kemi një problem Kastriot dhe Kala të Dodës me energjinë elektrike. Në Durrës nga 337 ka filluar procesi tek të gjitha ka një problem që lidhjet me pajisjen e identifikimin, por që tani është zgjidhur. Në Vorë janë hapur të gjitha qendrat dhe se nuk ka asnjë problem. Në Rrogozhinë, votimi ka filluar tek të gjitha dhe Lushnjë janë 157 dhe po votohet tek të gjitha.

Kemi një incident një në Durrës dhe një në Dibër që ka të bëj në mënyrat sesi e kontrollojnë dhe menaxhojnë vetë ata procesin, por që janë pa ndikim për procesin” tha Celibashi ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad