Tre persona humbën jetën në Deçan, reagon presidenti Meta: Thellësisht i tronditur

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Deçan të Kosovës ku është qëlluar drejt një autobusi me nxënës dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona.

Reagimi

Thellësisht i tronditur nga ngjarja në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë.

Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë!

Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Zjarr Tv Ad