Administratori i Zjarr televizon Ismet Drishti ka qenë i pranisëm ditën e sotme në Konferencën “Media në Mbrojtje të Demokracisë” që po mbahet nga gazetarët dhe kreu i PD-së Lulzim Basha sot në Tiranë.
Drishti gjatë fjalës së tij tha se liria e medias dhe liria e fjalës varet vetëm nga liria ekonomike. Sipas tij kompanitë e mëdha që operojnë në Shqipëri, janë ato që vensdosin se cila media do të ecë dhe cila do të falimentojë.
Fjalimi i plotë
Mjafton të hidhni një sy tavolinës si është katandisur dhe do të kuptoni se cila është liria e medias në Shqipëri.
Pse po e bëj këtë krahasim?
Liria e medias dhe liria e fjalës varet para së gjithash nga liria ekonomike. Mediat e medha e kanë të zgjidhur lirinë ekonomike dhe nuk janë këtu, nuk kanë pse flasin, e kanë fjalën e lirë të zgjidhur.
Por Shipërinë ka shumë problem, para së gjithash ështe liria ekonomike.
Do jap një shembull që dikush edhe mund të qeshë, e imagjinoni dot që tri pulari të vendosin sot se do të jetë ecuria e rrobaqepsive në Shqipëri.
Do të thoni çlidhje ka?
Po ka shumë lidhje se tri kompaninë celulare që menaxhojnë 70% të tregut të reklamave, vendosin se cili televizion në Shqipëri do të ecë dhe cili nuk do të ecë.
Kush do marrë dhe kush nuk do marrë do falimentojë, dhe kush e vendos këtë?!
Paskemi dhe perfaqësues nga AMA, AMA vetë deklaron se në Shqipëri nuk ka një mekanizëm të matjes së audjencës.
Dhe i drejtohet perfaqesuesit te medias: Apo e kam gabim?
Pra në Shqipëri nuk ka një mekanizëm të matjes se audjencës, atëherë çfarë na duhet?
Si do zgjidhet se janë tri pulari që vendosin se cilat televizione do hecin dhe cilat nuk do të hecin.
Folëm për media tradicionale dhe media online, ku kufit tashmë ka ra.
Mediat tradicionale kanë qenë on air, tashmë janë shtuar mjetet e komunikimit, nuk udhëtohet më, vetëm me tren, por udhëtohet edhe me veturë edhe me avion dhe motorçikletë, dikush edhe me patina.
Dhe mediat online shkon tek opinioni nëpërmjet mjeteve të ndyshme të transportit.
Pra media tradicionale dhe media online ka rënë tashmë.
Këto janë ca të vërteta se duhet ti themi të gjithë.
Ju vetë e thatë se medait online po bëjne investigime, ndërkohë që medin tradicionale, ata që e kanë fjalën e lirë të zgjidhur, sepse nuk janë te kjo tavolinë, transmetojne mbjedhjet e pemeve te krytarit të Bashkisë.
A është keshtu apo jo?
Cila media online transmeton mbjedhjet e pemëve?
Pra, para së gjithash, se po flasim për fjalën e lirë, fjala e lirë varet te liria ekonomike.
Une e di që me këtë establishment, nuk do zgjidhim gjë, problemi është nëse vini, do të bëhet një ligj i mirëfilltë që media të ketë pamvarësi, se po flisni për ato kasetat që vijnë, ështe shumë e thjeshtë transpetohet sepse mediat nuk kanë më lekë me çu gazetarë, kameramanë shofer në ç do aktivitet, dhe do mbushin programin do të mbijetojnë në treg.
Çfarë do të bëjmë?
Do ta marrin të gatshme ashtu siç është.
Cili do të donte ta transmetonte gatshme siç është, pa llogarit, se edhe kjo është mese e vërtetë që qeveria nuk lejon hyrjen e gazetarëve nëpër aktivitetet e veta.
E kam pasqyruar jo më larg se në kongres, shkuan me bexha gazetarësh, karta identiteti me vete, nuk na lejun të futeshim, thanë nuk keni akreditim.
Si mund të akreditohem kur ajo parti ta zëmë, nuk pranon të komunikojë fare me televizionin tonë.
S’do të komunikojë!
Si do të akreditohem unë?
Atëherë të mos flasim ne pergjithësi, ka probleme konkrete.
A kemi se si i zgjidhim?!
Gepostet von Zjarr Televizion am Freitag, 29. März 2019