Tre Shkodranë në BBV/ Jul Deda do hyjë në BBV për të sfiduar Luizin? “E kam marrë ftesën…”

0
1043
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Big Brother VIP Albania’ është kthyer në një trampolinë promovimi për persona që janë pjesë e showbizit e për personazhe që duan të tregojnë më shumë nga karakteri i tyre.

Ky sezon ka sjellë shumë të papritura e mbi të gjitha një shikueshmëri të madhe, falë edhe personazheve, e një prej tyre është padyshim edhe Luizi.

Duke marrë shkas nga shikueshmëria e madhe që ka ‘BBV’, po bëhet temë bisede kudo. Kështu, edhe në ‘ask me a question’ të aktorit Jul Deda, nuk munguan pyetjet për Luizin dhe për ‘BBV’.

Ai u pyet nga njerëzit se përse nuk u bë pjesë e këtij formati. Aktori pranoi se kishte marrë ftesë për t’u bërë pjesë, mirëpo iu desh ta refuzonte për shkak të arsyeve personale.

Ai e la të hapur mundësinë për t’u bërë pjesë në edicionin e radhës.“Kisha ftesë për të hyrë kësaj radhe, por ishte e pamundur për arsye personale, të shohim herës tjetër…mbase.!

Me ngjarjet që po ndodhin brenda ‘BBV’, Deda ka gjithë kohën e botës ta studiojë si format, e pse jo të futet fuqishëm me strategji deri në finale.

Zjarr Tv Ad