Tre të arrestuar nga sinjalizimi i qytetarëve, Lleshaj: Nuk janë spiunë! Ka vetëm dy rrugë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagon lidhur me dy raste, ku tre persona u arrestuan gjatë ditës së sotme, në sajë të sinjalizimit nga qytetarët, babë e bir të armatosur dhe një tjetër me patentë false.

Lleshaj thotë se hapësirat e reja të komunikimit me qytetarët po japin rezultate inkurajuese në punën e policisë dhe se kriminelë apo shkelës të tjerë të ligjit po vihen përpara përgjegjësisë falë informimit të qytetarëve.

“Për fat të keq, disa individë apo media të izoluara i etiketojnë si “spiunë” ata që bëjnë detyrën bazë qytetare: angazhimin për sigurinë e përbashkët. Por ne vazhdojmë bashkë, për ta ndërtuar bashkë me qytetarët, sigurinë dhe të ardhmen”, shkruan Lleshaj.

Sipas tij, ka vetëm dy rrugë: ose qytetarët bëhen bashkë me policinë për ta mposhtur të keqen kriminale, ose ata qëndrojnë indiferente apo bashkëpunojnë me të keqen, për të rrënuar të sotmen dhe të ardhmen e tyre.

Ministri e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se bashkëpunimi me policinë është qytetari në çdo vend evropian, “Stigmatizimi i bashkëpunimit është barbari. Mbështeteni Policinë tuaj!”

Zjarr Tv Ad