Tre të rinj mbeten të bllokuar në det me gomone

0
15

Një tjetër ndodhi e pakëndshme është shënuar ditën e sotme në ujërat e Vlorës, pas tragjedisë së mëngjesit të sotëm ku një varkë peshkimi ku ndodhej një familje u fundos, për t’u gjetur pas disa orësh trupi i pajetë një gruaje. Sikundër mësohet në orët e fundit, tre të rinj që kishin dalë me gomone në ujërat e Vlorës, nuk kanë mundur të ankorojnë mjetin, kjo për shkak të dallgëve dhe erës së fortë. Të rinjtë kanë qëndruar përreth 5 orë në det të hapur dhe kanë mundur të ankorohen vetëm falë ndërhyrjes së Rojes Bregdetare e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e mjetit në brigjet e Lukovës. Policia edhe më herët kishte bërë thirrje që në orët e para të mëngjesit të shmangen të lundrimet për shkak të motit të keq që përfshiu që mbrëmë në darkë të gjithë vendin.