Tre turistë çekë mbeten të bllokuar në një zonë të thepisur mes Valbonës dhe Thethit, helikopteri e ka të pamundur uljen

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre turistë çek kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Valbonës dhe Thethit, në zonën e Tropojës. Turistët kanë njoftuar policinë përmes telefonit dhe aktualisht nuk raportohet për persona të dëmtuar. Policia ka sqaruar se drejt vendit të ngjarjes është nisur një ekip që njeh terrenin për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve në rrugë tokësore. Kjo pasi, helikopteri i urgjencës e ka të pamundur të ulet, pasi turistët kanë ngecur në një zonë të thepisur. Gjithashtu në zone ka prezencë të madhe të mjegullës dhe shiut.

Njoftimi:

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:07, jemi njoftuar se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, 3 turistë çek duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve.

Zjarr Tv Ad