Tre viktima në një familje, vdes vëllai i emigrantit që u ekzekutua nga kunati

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familja Nako ka hapur sërish dyert e mortit, brenda një harku kohor shumë të shkurtër, prej tre ditësh.

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë i ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Korçë. Mësohet se ka ndërruar jetë vëllai i Novruz Nakos, i cili u vra nga kunati.

Viktima është 59-vjeçari Rasim Nako. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të ketë ndërruar jetë për shkak të traumës që përjetoi nga vrasja e vëllait.

Gramoz Nako, 57 vjeç u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij në Korçë. Pas hetimeve rezultoi se ai u vra nga kunati i tij, Sefedin Zenellari, i cili një ditë pas krimit vrau edhe veten.

Sipas policisë Zenellari u mbyll në një dhomë të shtëpisë ku jetonte i vetëm dhe përdori të njëjtën armë me të cilën dyshohet se vrau kunatin disa orë më herët.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Korçës të kryejë dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale, me qëllim administrimin në dosje të disa ekspertizave dhe më pas çështja me dy të vrarë ka shumë gjasa që të pushohet.

Zjarr Tv Ad