Tre viktima, zbulohet konflikti që përfundoi me vrasjen e bashkëshortëve nga dhëndri

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U ngrit herët mëngjesin e sotëm, dhe me pistoletë me vete shkoi në shtëpinë e prindërve të bashkëjetueses së tij, ku në debat e sipër i qëlloi me armë dhe i la të dy të vdekur në vend.

Por autori i dyshuar i ngjarjes i cili dëmtoi veten me mjete prerëse dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku ndodhi krimi, rezulton me precedentë penalë.

42-vjeçari Majlind Lila, rezulton i proceduar më herët nga policia për dhunë në familje, nga ana e bashkëjetueses së tij Nevila Mata, me të cilën kishte edhe një vajzë.

Pas denoncimit gruaja e cila punonte si psikologe në një shoqatë, ishte pajisur me urdhër mbrojtje, por pavarësisht kësaj kishte rinisur bashkëjetesën me Lilën.

Rezulton se Lila është përdorues i pijeve alkoolike dhe njihej si natyrë problematike.

Prej më se një viti ai, Nevila dhe vajza e tyre ishin zhvendosur në Suedi për të jetuar, por aty konfliktet nuk kishin ndalur, duke bërë që çifti të ndahej.

Majlindi prej pak ditësh ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa Nevila nuk kishte pranuar, duke vendosur të qëndrojë me vajzën në Suedi.

Në gjendje të rënduar psikologjike ai shkoi në banesën e prindërve të bashkëjetueses, të cilët i bënte përgjegjës për ndarjen, duke i ekzekutuar.

Krimi i rëndë u shënua në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, në banesën private të bashkëshortëve Bujar Mata 63 vjeç dhe Xhevahire Mata 52 vjeçe, në rrugën “Kristaq Mone”. Lila qëlloi me armë drejt çiftit Mata, duke i lënë të vdekur në vend.

Më pas në gjendje të rënduar psikologjike, ai u hodh nga kati i dytë i banesës së viktimave dhe preu veten me mjete prerëse.

Lila u gjet në gjendje të rëndë, ndërkohë që ndërroi jetë në spital.

Zjarr Tv Ad