Tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese/Afro 200 dosje në pritje të shqyrtimit

0
4

Për afro tre vjet Gjykata Kushtetuese nuk ka kryer asnjë seancë plenare, kjo për shkak të largimit nga vettingut te pothuajse të gjithë anëtareve të saj të mëparshëm, përveç Vitore Tushës, të ciles pavarësish se i ka përfunduar mandatti vijon të qëndrojë ne detyrë.

Përzgjedhje e gjyqtarëve nga KED duket së është i vështrirë, kjo për shkak të cilësive të kandidatëve që pretendojne të jenë pjesë e saj.

Aktualisht gjykata ka vetëm katër anëtarë, nga të cilat tre te emëruar dhe Vitore Tusha, e cila kryen njëherazi edhe detyrën e Drejtueses së Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi.

Në mungesë të një korumi për të dalë në seancë plenare ku duhen minimalisht 6 gjyqtarë, 4 anëtarët gjatë kesaj periudhe shqyrtojnë dosjet vetëm në dhoma këshillimi ku duhen tre anëtarë.

Pas shqyrtimit të dosjeve trupa vendos kalimin ose moskalimin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare nga kolegji.

Numri i dosjeve që presin për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese ka shkuar afërsisht në 200, numër i cili pritet të rritet me shpejtësi për shkak të zgjerimit të subjekteve, të cilët kanë të drejtë sipas ligjit të vënë në lëvizje Kushtetuesen.

Nga këto 23 kërkesa janë paraqitur për kundërshtim të ligjeve të miratuara nga Parlamenti, ndërsa 8 kërkesa për kundërshtim të vendimeve të qeverisë.

Ndërkohe pjesa tjetër e kërkesave janë kundër gjykatave për proces të parregullt.

Por shumica e kerkesave te shqyrtuara në dhomë këshillimi janë refuzuar, ndërsa deri tani janë pranuar të kalojnë ne seancë rreth 30 cështje.