TREFISHOI çmimet e parkingut, Autoriteti i Konkurrencës gjobit “STAR PARKING”-un e Aeroportit të Rinasit

0
294
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 1.6 milionë lekë të reja kompaninë Star Parking Albania, që menaxhon parkingjet në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Gjoba ndaj Star Parking Albania me administrator Altin Metën dhe ortakë të fshehur brenda komopanisë “INTERNATIONAL TECHNOLOGIES HOLDING”, vjen pas hetimeve më shumë se një vit dhe është në vlerën e 1% të xhiros vjetore të kësaj kompanie.

Autoriteti i Konkurrencës zbuloi se Star Parking Albania duke abuzuar me pozitën e dominancës, trefishoi çmimet e parkingut përgjatë vitit 2020.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës evidenton se Star Parking ka përcaktuar kushte të pabarabarta në kontratat e qerasë të lidhura me ndërmarrjet të cilat operojnë në tregun e transportit të udhëtarëve me autobus nga Aeroporti i Tiranës.

Ndërmarrjes Star Parking Albania i është vendosur detyrimi i parashikuar në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës për të mos abuzuar me pozitën dominuese, veçanërisht me vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve të tjera të padrejta të tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik; zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Star Parking Albania e ofron këtë shërbim mbështetur në një marrëveshje marrëveshjes ekskluzive që ka lidhur me shoqërinë koncesionare TIA.

Burimi: NewsBomb

Zjarr Tv Ad