Tregtarët ankohen për vështirësitë e pagës së luftës, iu refuzohet aplikimi

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bizneset janë duke u ndeshur me vështirësi për sa i përket përfitimit të pagës së luftës. Ndonëse tregu i Medresesë është i mbyllur me vendim të ministrisë, tregtarët e tij nuk kanë mundur të përfitojnë pagën që ka vënë në dispozicion qeveria. Shkak është se një pjesë e këtyre aktiviteteve tregtare janë të lejueshme. Një prej tregtarëve shprehet se tregu ku ai punon është i mbyllur por i kanë refuzuar pagën e luftës me arsyetimin se shitja e produkteve kozmetike mund të vijojë aktivitetin.

Pavarësisht se tregu i Medresesë është i mbyllur me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, tregtarët që kryenin aktivitet aty nuk po e përfitojnë pagën e luftës.

Ndonëse në bazë të këtij vendimi ata duhet ta përfitojnë 40 mijë lekëshin e dhënë si ndihmë nga qeveria, ata po hasin vështirësi për shkak se një pjesë e aktiviteteve të tyre janë të lejueshme.

Ky tregtar i produkteve kozmetike shprehet se ende nuk e ka përfituar këtë pagë dhe se tek drejtoria e tatimeve nuk i japin një zgjidhje.

“Unë kam problem me pagën e luftës. Më është refuzuar nga tatimet. Më thonë që jenë kozmetik dhe mund ta ushtrosh aktivitetin.”

Tregtari shprehet se aplikimin ia kanë refuzuar pasi biznesi që ka, përfshihet në listën e aktiviteteve që mund të rihapen.

Por kjo gjë është e pamundur pasi dyqani i tij ndodhet brenda tregut të mbyllur.

“Unë jam brenda tregut, jam i mbyllur, nuk kam ushtruar aktivitet.”

Sipas tregtarit biznesi i tij është inspektuar dhe është kategorizuar për të përfituar pagën e luftës, por pavarësisht kësaj ai deri më tani nuk ka përfituar asgjë.

Zjarr Tv Ad