Kjo është markata e re e Korçës. Një ambient model me standardet më të larta të tregtim, por që mbetet thuajse bosh edhe disa muaj pasi ka hapur dyert. Tregtar: “Kushtet janë shumë të mirë, por jemi të pakënaqur me çmimin. Është shumë i lartë.” Tregtarët e tregut të vjetër të fruta perimeve kundërshtojnë transferimin aty. Ata ankohen se qiraja dhe kostot e tjera të markatës janë të papërballueshme për ta.
Tregtarë: “Qiraja është mbi 100 mijë lekë. Dhe pa qira nuk po arrijmë dot të fitojmë para.”
Tregtarët thonë se ia kanë adresuar shqetësimet e tyre edhe kryebashkiakut Sotiraq Filo por nuk kanë marrë përgjigje. Ndaj paralajmërojnë se në rast nuk ka zgjidhje, atëherë do të nisin greva.
Tregtar: “Bashkia duhet të vijë e të na pyesë sesi ju duket vendi, sa para duhet paguar. Por këta vetëm vijnë na marrim dhe na dërgojnë atje, pa na sqaruar. Do bëjmë grevë.”
Markata e re e ka kapacitet për 120 tregtarë, ndërsa bashkia e Korçës synon ta ktheje atë në një destinacion të shijes.
Por tregtarët nga ana tjetër ankohen se kjo është e disata herë që i lëvizin në harkun e pak viteve çka sipas tyre i ka dëmtuar në ekonomitë familjare.