Tregu i pasigurt/ 15 familje në Dvoran shkulin pemët e mollëve

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Myzeqe në shenjë proteste presh, lakra e shalqi përfundojnë në kanal ndërsa në Korçë fermerët shkulin pemët e mollëve.

Në Dvoran, një prej zonave më të njohura për kultivimin e mollës ankohen se prodhimi u ka mbetur pa shitur per shkak te mungesës së tregut.

Dhe kjo ndodh rregullisht vitet e fundi pasi fermerët mundohen t’i shesin, madje edhe me çmime nën kosto.

E njëjta situatë është edhe për qershinë dhe kumbullën ku fermerëve u duhet të përballojnë kostot e shumta për ti shitur ato në fund me çmime të pajustifikueshme.

Të paktën 15 familje fermere në Dvoran i kanë zëvendësuar mollët, qershitë dhe kumbullat në pemishtet e tyre arra e lajthi edhe pse ende mbeten të pasigurt sa i takon tregut.

Zjarr Tv Ad