“Tregues i kaosit të shkaktuar nga qeverisja përmes aksioneve” AKUK vuri gjoba me vendimin e harruar, Beqaj propozon amnisti

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Ilir Beqaj ka propozuar amnisti për disa qindra gjoba të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për binzese të ndryshme, të cilat nuk kishin një licencë që kërkohej nga një vendim qeverie i një dekade më parë, por që nuk ishte zbatuar kurrë, një tregues i kaosit të përgjithshëm të shkaktuar nga qeverisja përmes aksioneve.

Një vendim qeverie i vitit 2009 por i pazbatuar që nga ajo kohë, prodhoi mundësi për vendosjen e disa qindra gjobave nga ana e AKUK gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, bashkë me një seri “lajmesh” në media, përfshirë disa lajme alarmuese të llojit “shikoni në çfarë kushtesh përpunohet mishi”.

Gjobat, të cilat ishin pjesë e një fushate të ndërmarrë nga qeveria me supozimin e “rritjes së shkallës së zbatimit të ligjit”, rezultojnë se janë vënë në masë për shkak se subjektet që merrem me produkte shtazore nuk disponin një licencë që lëshohet nga zyrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Por sipas deputetit socialist Ilir Beqaj, mungesa e këtyre licencave duket se ka qenë për shkak se bizneseve të gjobitura nuk iu është kërkuar kurrë një gjë e tillë më parë pavarësisht se një vendim i një dekade më parë, e kërkon.

Beqaj, i cili ka qenë më herët ministër i shëndetësisë, ka propozuar një ligj të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë për faljen e këtyre gjobave.

Argumenti i Beqajt është që bizneset e gjobitura, sapo kanë mësuar se nevojitet një licencë e tillë, janë paraqitur në masë në zyrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe janë pajisur me të.

“Nga kontaktet që unë si deputet kam pasur me operatorë të ndryshëm ekonomikë të biznesit ushqimor të cilat më kanë shprehur shqetësimin për gjobat e vendosura dhe bllokimin e aktivitetit, këta të fundit janë shprehur se kanë qenë të painformuar për detyrimin e pajisjes me këto leje të veçanta,” shkruan Beqaj në propozimin e vet, i cili, nëse miratohet, do të anulojë të gjitha gjobat e vëna ndaj biznesit ushqimor gjatë muajve korrik dhe gusht 2019.

Zjarr Tv Ad