Rrjeti social ‘Tik Tok” është kthyer në një nga më të përdorurit në vendin tonë dhe së fundmi është përhapur edhe “Live Gifts” ose shpërndarja e dhuratave live. Personazhet e njohur në rrjet sociale janë ata të cilët po e shfrytëzojnë më së miri këtë opsion për të fituar mijëra dollarë.
Por çfarë është ‘Live Gifts” dhe si funksionon? Pasi të keni arritur 1000 ndjekës, TikTok do t’ju lejojë të pranoni dhurata nga fansat tuaj gjatë videove tuaja Live.
Dhuratat virtuale janë në fakt ikona që variojnë nga pandat tek një “Drama Queen”. Secila prej këtyre dhuratave përfaqëson një shumë të ndryshme dollarësh. Pasi të keni mbledhur dhuratat tuaja, mund t’i shkëmbeni ikonat virtuale me diamante virtuale.
Më pas mund t’i përdorni diamantet për të mbledhur para të vërteta duke përdorur PayPal ose një mënyrë tjetër të sigurt pagese. Një dhuratë blihet brenda aplikacionit TikTok duke përdorur monedha. Këto monedha janë blerja e vetme monetare e lejuar brenda aplikacionit. Pasi të keni blerë monedhat, mund të klikoni ikonën rozë të dhuratës ndërsa shikoni një video TikTok
Live për t’ia dërguar ikonën virtuale një përdoruesi tjetër. Nga blerja e dhuratave, zakonisht Tik Tok aplikon 50-70% të shumës, ndërsa pjesa tjetër shkon për personazhin që ka pranuar dhuratën. Është e rëndësishme të përmendet se vetëm ata mbi moshën 18 vjeç mund të dërgojnë një dhuratë në TikTok. Pas disa protestave publike, kompania u detyrua të zbatonte një politikë që mbron përdoruesit e rinj nga mashtrimet.