Treni i fundit për Europën, ja të gjitha takimet dhe oraret e ndeshjeve për skuadrat shqiptare

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luhen sonte në mbrëmje takimet te kthimit të turit të dytët të Ligës së konferencës. Skuadrat shqiptare do të luajnë shanset e tyre në këto takime ku gjithcka mbetet e hapur përsa i përket kualifikimit për në turin tjetër.

Kështu Vllaznia ka udhëtuar drejtë Rumanisë aty ku në orën 19:30 do të përballet me vendasit e Universitea Craiova. Shkodranët barazuan një javë më parë në “Loro Borici” me rezultatin 1-1 dhe kanë të gjitha shanset për të kaluar më tej nëse arrijnë të marrin një fitore në këtë takim.

Në orën 20:00 skuadra e Lacit zbret në fushën e “Elbasan Arenas” për tu përballur me moldavët e Petrocub. Ndeshja e parë përfundoi në barazim pa gola, por duhet thënë që kurbinasit luajtën për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak. Bardhezinjtë do të tentojnë të marrin maksimumin në këtë takim, megjithse cdo gje eshte e hapur për kualifikimin.

Po në orën 20:00 luan ndeshjen e saj në “Fadil Vokrri” edhe skuadra e Dritës, që edhe pse shorti e vuri përballë belgëve të Antwerp ata arritën të marrin një barazim pa gola në ndeshjen e parë. Edhe pse do ta ketë të vështirë asgjë nuk është e pamundur për djemtë e Nuhijit.

Ndryshe është situate për skuadrën e Shkëndijës, tetovarët kanë arritur të marrin një rezultat pozitiv në takimin e parë përballë letonezëve të Valmiera. Në këtë takim Shkëndijës do ti mjaftonte edhe në barazim për të kaluar në turin tjetër të Ligës së Konferencës.

Në orën 21:00 në fushën e stadiumit “Bijelim Brijegom” zbret Tirana e cila do të përballet me vendasit e Zrinjskit.

Boshnjakët arritën të fitonin takimin e parë me rezultatin 1-0 falë një 11-metërshi dhe bardhebluve do tju duhet të përmbysin rezultatin për të kaluar më tej. Djemtë e shehit nuk kanë treguar pothuajse asgjë në tre ndeshje të luajtura në Europë dhe kjo mund të ishte pika e kthesës për ta.

Zjarr Tv Ad