Treni përplaset me makinën me tre familjarë

0
2

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në trasenë hekurudhore.

Një tren pasagjerësh i linjës Shkodër-Tiranë, është përplasur në fshatin Pllanë të Lezhës. Treni është përplasur me një makinë, ku udhëtonin tre persona të një familje.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar ndërkohë që pamjet e makinës së dëmtuar janë të frikshme Për fat treni ka prekur pjesën anësore të automjetit, ndërkohë që personat që udhëtonin në të kanë shpëtuar mrekullisht.