Tri rastet e dyshuara me koronavirus rezultuan negative, mbi 13 mijë të kontrolluar në kufi

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë rast të konfirmuar me coronavirus edhe pse në total numri i personave të cilët u janë nënshtruar analizave ka arritur në 29.

Përfaqësuesja e task forcës së Ministrisë së shëndetësisë Eugena Tomini tha paraditen e të dielës se edhe tri rastet e fundit të dyshuara rezultuan të paprekur.

“Gjatë ditës së djeshme janë testuar 3 raste të dyshuara për koronavirus, të cilët kanë rezultuar negativ pas testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në ISHP. Nga periudha e shshfaqjes në Kine deri dje 29 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ”, u shpreh Tomini.

Sipas Tominit, në të gjitha hyrje-daljet kufitare po vazhdon kontrolli i pasagjerëve për temperaturë dhe simptomat e koronavirusit.

“Po kryhet monitorimi i temperaturës për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri. Në total në 24 orët e fundit janë monitoruar 13672 udhëtarë”, tha Tomini.

Ditët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur edhe një numër të madh personash më simptoma që kanë telefonuar urgjencën mjekësore.

“Në 24 orët e fundit pranë qendrës kombëtare të urgjencës janë pritur 1485 telefonata prej të cilave 57 lidhur me infeksione respiratore dhe transmetimin komunitar historik udhëtimi”

Përfaqësuesja e task forcës apeloi që të gjithë qytetarët që kanë histori udhëtimi me zonat e prekura nga përhapja komunitare e virusit të vetë-karantinohen për një periudhë 14-ditore aq sa zgjat edhe shfaqja e simptomave të infeksionit

Zjarr Tv Ad