Tritan Shehu në Berlin, takon Imzot Nicola Eterovic: Folëm për ecurinë e Shqipërisë dhe rolin e saj në stabilitetin e rajoni

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu është takuar në Berlin me Imzot Nicola Eterovic. Shehu shkruan se kanë realizuar një bisedë të gjatë dhe miqësore për problemet dhe vështirësitë që po kalon Ballkani Perëndimor.

Ai shton se gjatë bisedës janë fokusuar edhe te ecuria e Shqipërisë dhe roli që duhet dhe mund të luajë ajo në stabilitetin e rajonit dhe të ardhmes europiane.

“Berlin. Kenaqesi te takoja perseri Nuncin Apostolik ne Berlin, Imzot Nicola Eterovic.

Realizuam ne Anunciature nje bisede te gjate e miqesore, vecanerisht per problemet e veshtiresite, qe po kalon Ballkani Perendimor.

Pa dyshim u perqendruam tek ecuria e Shqiperise, roli qe duhet e mund te luaje ajo e shqiptaret ne teresi per stabilitetin e Rajonit e te ardhmen europiane.

Duke vene ne pah ketu dhe ate qe eshte nje nga “pasurite” tona te medha, bashkejetesen fetare, element qe duhet ruajtur me fanatizem perballe cdo interference demtuese.

Ishim gjithashtu ne nje sinkroni te plote per domosdoshmerine e shtyrjes perpara te projekteve te Brukselit, e vecanerisht te Procesit te Berlinit, si te vetmet qe mund te krijojne mundesine e nje bashkepunimi real e pershpejtimin e integrimit europian te Rajonit tone”, shkruan Shehu.

Zjarr Tv Ad