Tritan Shehu ngre alarmin: OBSH s’i rekomandon vaksinat kineze as për Afrikën!

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu ka akuzuar sërish qeverinë për vaksinat kineze që po u injektohen shqiptarëve.

Në një postim në Facebook, Shehu shprehet se OBSH nuk e rekomandon këtë vaksinë as për vendet e Afrikës.

Sipas tij vaksinat kineze janë të ambalazhuara dhe etiketa në turqisht, të cilat kanë skaduar prej javësh. Më tej Shehu shprehet se injektimi i kësaj vaksine në popull, do të çojë në një ulje të masave mbrojtës, ç’ka mund të sillte pasoja katastrofike.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Alarm e rrezik real nga vaksina kineze qe po perdoret ne Shqiperi!

Edhe OBSh, qe e ka nivelin e kerkesave te sigurise shume me te ulet se EMA apo FDA, nuk rekomandon perdorimin e vaksines kineze, si te pa efekeshme.Ndersa Rama mburet se po vaksinon shqiptaret me kete vaksine me etiketa turqisht e date skadence tashme te kaluar prej javesh!

Pra shqiptaret jo vetem nuk po marrin dicka qe u serviret vendeve e popujve te Europes!

Ata po marrin edhe me keq, po marrin ate cfare OBSh nuk e rekomandon as per vendet e Afrikes, ku vlen se paku vetem miratimi e rekomabdimi i saj.

Rreziku ketu qendron pervec te tjerave edhe ne faktin se duke u “ofruar” nje vaksine e tille krejt e pa sigurte ne eficience (gjermanet e japin vetem 30%), krijohet artificialisht ideja e “imunizimit te sigurise”, qe duke te cuar te ulja e masave mbrojtese e kontrolluese per t’i rene borive te “fitores”, sic po ndodh tek ne, mund te coje pak me tej ne nje katastrofe epidemiologjike, e ngjashme me ate ne Kili.

Ndersa ajo qe degjova sot nga drejtuesit e Ministrise se BE njeh dhe kete vaksine kineze per levizjen e lire….ishte vetem nje shaka e hidhur nga halli!Mire Rama “nuk i di” keto, po ai Komitet ku eshte, kur disa muaj me pare betohej vetem per certifikimin e EMA e FDA!

Kujdes se dardha e ka bishtin prapa!Por problemi eshte se kjo paguhet nga njerrezit me jete e shendet…nga ekonomia me varferi!

Zjarr Tv Ad