Tritan Shehu, ish-ministër dhe kandidatë për deputet i PD, hedh dyshime lidhur me të dhënat mbi numrin e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Sipas tij, ditët e fundit “shifrat e infektimeve po ulen si me magji”.
Shehu akuzon kryeministrin dhe thotë se pas uljes se shifrave qëndron ‘çelësi i Edi Ramës’, i cili për të lumturuar qytetarët ka deklaruar se do të ulë nivelin e masave kufizuese, ndërkohë vendi është i mbushur me të sëmurë.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Te dhenat Covid po i “levizin” rrezikshem sipas interesit elektoral. Shqiperia ndodhet ne nje paradoks te dhenash zyrtare per numrin e rasteve te reja te “konstatuara”! Per nje kohe te gjate vendi u ballafaqua me shifra nga me te lartat ne bote rastesh te reja, perqindje pozitiviteti te testimeve e vdekjesh. Vdekjet shtese per periudhen Mars 2020- Mars 2021 kane arritur numrin e frikeshem 9200.
Ditet e fundit si me “magji” keto shifra u “ulen” ne menyre drastike, aspak logjike e aspak lineare edhe me uljen absurde se testimeve! Dhe per cudi kjo korespondon me fillimin e atij vaksinimi te pa sigurte dhe me “pikatore”, si dhe me afrimin e dites se zgjedhjeve!
Sot Shqiperia eshte ne nivelin e 8,3 injeksionesh (jo vaksinimi te plote) per 100 banore, nen mesataren boterore, e renditur midis vendeve te Afrikes, pra rreth 20 here larg nivelit te imunizimit. Nderkaq ne vendet pereth perfshi Kosoven, si edhe ne ato me nje numer vaksinimi shume here me te larte vaksinash te sigurta, ka rritje te infeksioneve, shqetesim te thelle e forcim te masave.
Ne keto kushte sic duket “Celesi” i Rames poshte tavolines perseri po ben punen e tij ne kete periudhe elektorale, kur po te pyesesh ne terren konstaton te krejt te kunderten:—Vendi eshte plot me te semure, shtepite jane kthyer ne spitale. Por Rama, ashtu si veproi edhe muaj me pare, ne menyren me te pa pergjegjeshme, duke dashur keto dite te “ kendoje fitore” ndersa ka deshtuar, deklaron se per te lumturar qytetaret do te ule edhe nivelin e masave kufizuese!
Tragjiko- komedi e vertete kjo shume e rrezikshme, cfare po ndodh tek neve ne kete prag 25 Prilli kur Kryeministri per te fshehur deshtimin, tashme si i mbyturi kerkon te kapet mbas flokeve te tij! Dhe per ta mbyllur nje pyetje, po Komiteti e deri Prokuroria ku jane strukur?