Tritan Shehu paralajmëron dhe tregon çfarë pritet të ndodhë: Historia akoma nuk ka përfunduar…

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në rrejtin social Facebook, ka kujtuar sot ku 30-vite më pare, është rrëzuar busti i Enver Hoxhës. Shehu, kujton pasditen e 20 shkurtit të vitit 1991, ku paralajmëron se historia nuk ka përfunduar.
I shpallur “non grata” nga ish-Presidenti Barack Obama, Serbia arreston biznesmenin e fuqishëm shqiptar, “bos i drogës” në Ballkan.

“Nje fat te ngjashem do te shenoje tashme dhe fundi i autokracive, i autokrateve, i atyre qe duan te na largojne nga rruga qe personifikoi ai 20 Shkurt i 1991, nga rruga e vlerave, lirive, rruga Europiane e Perëndimore, e vetmja kjo për egzitencën tonë si njerëz të lirë dhe si Komb me dinjitet e identitet. Ky 25 Prill është pikërisht në këtë vit të 30-të të asaj ngjarje madhore”, ka shkruar Shehu.

Statusi i plotë:

“E hodhem, e hodhem, e hodhem qelbësirën”!
Kjo thirje e dale nga gjokset e zemrat e Tiranës mbarë buciti 30 vite më parë, reth orës 14,15 në Sheshin Skënderbeg, për të kaluar kufijtë e Kryeqytetit e shpërndarë kudo në mbarë vendin, në mbarë Europën e Botën.

Ishte ajo nje dite e pa krahasueshme per nga mesazhet, emocionet qe transmetonte jo vetëm tek te gjithë ne që e përjetuam në atë Shesh atë ngjarje të madhe, që simbolizoi përmbysjen historike ëe vendin tonë, por dhe shumë ëe larg, duke përcuar shpresë për liri, demokraci e Perëndim tek ëe gjitëe shqiptarët.
Ky ishte akti simbol i rënies së një prej dikaturave ëe të egra të shekullit XX-te…!

Ishte ky një akt madhor i paraprirë nga ngjarjet në Shkoder, Kavajë, Tiranë etj, nga ai Dhjetor pak muaj më parë, nga ajo Greëe me ato diëe që kaluam së bashku, studentë e pedagoge në atë Kinoteatër të mbushur plot njerëz, entuziazëm e vendosmëri.
Por historia nuk ka përfunduar…

Një fat të ngjashëm do të shënojë tashmë dhe fundi i autokracive, i autokrateve, i atyre që duan të na largojnë nga rruga ëe personifikoi ai 20 Shkurt i 1991, nga rruga e vlerave, lirive, rruga Europiane e Perëndimore, e vetmja kjo për egzitencen tone si njerrez te lire dhe si Komb me dinjitet e identitet.
Ky 25 Prill është pikërisht në këtë vit të 30-të të asaj ngjarje madhore.“-kështu shkruan Tritan Shehu.

Zjarr Tv Ad