Tritol gjyshit, Xhisiela Maloku: Ndihem e kërcënuar nga opozita

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Natën e mbrëmshme Fushë-Kruja u trondit nga shpërthimi i tritolit. Në qendër të sulmit u vunë të afërm të Xhisiela Malokut, konkretisht gjyshi i saj nga nëna.

Vajza që tronditi ujërat e politikës pasi denoncoi të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS për dhunë dhe më pas u tërhoq nga ky denoncim, ka folur sot për gazetarët lidhur me ngjarjen e rëndë.

Xhisiela ka treguar se ka qenë e pranishme në momentin kur lënda plasëse ka shpërthyer, ndërsa hedh akuza mbi opozitën  si shkaktare të këtyre kërcënimeve. Ajo ka theksuar se nuk dihet e kërcënuar nga ish-i dashuri apo njerëzit e tij.

“Mendoj se është mëse e qartë, që është bërë nga PD dhe opozita për të sulmuar drejtpërdrejt. Unë nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja, deri dje hipotezat ishin se jam e kërcënuar nga fisi Rraja tashmë nuk jam dhe telefonata e parë që më është bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë e një kushëriri të Rexhepit. Ramazan Rraja ka ardhur këtu dhe më pas është larguar sepse unë nuk doja që .. pastaj ka lajmëruar policinë. Opozita luajti një lojë politike, dhe doli bllof. Unë jam Xhisiela dhe të vërtetën e di unë dhe vetëm unë dhe askush nuk mund të hedhë hipoteza. Deri dje nuk isha e rrezikuar, tashmë mendoj se ndihem e rrezikuar nga opozita. Deri dje mbrojtjen nuk e kam pranuar se nuk kam qenë e kërcënuar. Me Rexhepin nuk kam komunikime, kam marrëdhënie të mira me të, jam sqaruar, kam komunikim me familjarët e tij. Isha në banesë kur ndodhi eksplozivi. U  trembëm ishte shpërthim i fuqishëm, por tani nuk trembem se gjithçka bëhet që të kërkoj azil të fajësoj njerëz të pafajshëm por unë nuk kërkoj as azil asgjë sepse nuk do largohem nga Shqipëria.”- u shpreh Xhisiela për mediat

 

Zjarr Tv Ad