Tritol në Laç, Balla: PD dhe LSI kanë ndërmarrë sulme kundër të ardhmes së Shqipërisë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lidhur me tritolin vendosur në shtyllën e tensionit të lartë në Lac ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Përmes një postimi në facebook, Balla shkruan se aktet e dhunës të komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotëm tek triotoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, synojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

“Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.” Shkruan Balla ndërsa shton se të gjitha maskat kane rënë.

“Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata që shfarosën Gërdecin, tani duan të vijnë përsëri në pushtet përmes forcës, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanët e vjetër, të frikësuar nga drejtësia e re që po vjen, janë bërë të gjithë bashkë për të mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithmone në kurriz të shqiptarëve.” -përfundon Balla.

 

 

Zjarr Tv Ad