Tritol në shtëpinë e gjyshit të Xhisiela Malokut

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fushë-Kruja është tronditur nga shpërthimi i tritolit. Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në cepin e oborrit të dy shtetasve në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës ku në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve Besim dhe Ramazan Muçës është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga sa mësohet, tritoli është vendosur në shtëpitë e të afërme të Xhisiela Malokut, e cila së fundmi është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të dhunës së ushtruar nga djali i deputetit të PS-së.

Gazeta Shqiptare mëson se Ramazan Muça është gjyshi i Xhisielës nga nëna.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e  ngjarjes, ndërsa bëhet e ditur se janë shoqëruar 9 persona.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë  07.10.2018, rreth orës 23:30,  në fshatin Larushk  Fushë-Krujë, në cepin e oborrit  që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e  ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e  autorëve

Zjarr Tv Ad