Sipas disa burimeve që vijnë nga terreni për Zjarr TV ka ndodhur një shpërthim me tritol në banesën e familjes Dedja në lagjen Ali Demi në Tiranë, shpërthim i cili fatmirësisht rezultoi vetëm në dëme materiale për shkak se familja ndodhet jashtë shtetit nga frika e gjakmarrjes. Fqinjët e alarmuar kanë lajmëruar menjëherë policinë. Mesa duket dhe nga burime të tjera në media, ky shpërthim me tritol vjen si pasojë e një ngjarje të ndodhur që në vitin 1951 për një krim të kryer nga babai i Besnik Dedja i cili është larguar nga Shqipëria nga frika se mund ti ndodhë ndonjë gjë atij dhe familjarëve të tij dhe se jeta e tij tashmë pas ngjarjes së fundit është në rrezik. Jo më larg se sot Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Komunikimit, njëkohësisht dhe deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi duke cituar raportin e “Reporterëve pa Kufij” e ka cilësuar tronditës faktin që Shqipëria është në mesin e 5 vendeve në botë me krim të organizuar më të rrezikshëm. (https://rsf.org/en/news/albanian-journalists-repeatedly-threatened-attacked)
Burime të marra nga Gazeta Dita thonë se “Ekzistenca e konfliktit të vjetër dhe hasmërisë konfirmohet edhe nga një dokument i Shoqatës “Misionarët e Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë”, kryetari i të cilës thekson se “shteti nuk mban përgjegjësi për jetën e familjes Dedja, kurse vetë e ka të pamundur të zhvillojë aktivitet, sepse jetën e ka të pasigurtë”.