Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në mbrëmje në lagjen “18 tetori” në Lushnje, ku si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, tritoli është hedhur në banesën e shtetases Resmije Turku ku nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete të parkuara aty pranë.
Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ky nuk është rasti i parë që një incident i tillë ndodh, pasi kjo shtetase është përballur me të njëjtën ngjarje në 2 nëntor.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.