Tritoli ndaj Dukës/ Reagimi skandaloz i Bashës, Kasmi: Ky është Luli i Edit

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas sulmeve ndaj kreut të FSHF, që kulmuan me tritolin në banesën e tij, shumëkush ka vënë re se deputeti Lulzim Basha bëri vetëm një reagim të vakët.

Në një postim të shkurtër, ai e quan këtë akt të rëndë si një strategji tensioni. Bledi Kasmi, drejtues i Rilindjes Demokratike, e quan skandaloz këtë qëndrim, duke theksuar se regjimi ia ka mbyllur gojën.

“Për të kuptuar se si regjimi ia ka mbyllur gojën, lexoni vetëm këtë reagim ku tritoli për të hedhur në erë familjen e Armando Dukës nuk konsiderohet as akt terrori, madje as akt i shumtuar, por thjesht “strategji tensioni”. Nuk është Luli që mbështesnim dikur ne të gjithë, sot është Luli i Edit! Keqardhje!” shkruan Kasmi

Zjarr Tv Ad