Tritoli në banesën e gjyshit të Xhisielës, Rama akuzon opozitën

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot nga mbledhja e grupit parlamentar të PS lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi, ndërsa ka marrë në mbrojtje Ballën.

Rama ka komentuar dhe akuzat që ka bërë opozita në lidhje Ballën, duke i quajtur shpifje. Gjithashtu ai është ndalur edhe te rasti “Xhisiela”.

Duke u ndalur te Xhisiela Maloku, në lidhje me tritolin që iu vendos banesës së gjyshit të saj, numri një i Qeverisë u shpreh se kjo gjë i intereson vetëm atyre që e dhunuan vajzën publikisht.

“Mbrëmë natën vajzës së kthyer për mish për topat e kësaj politike të ulët i  është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijoi në publik idenë se vajza është nën trysninë e një terrori psikologjik?! Ne? Jo! Ska mendje normale, madje dhe peshqit e liqenit artificial të kuptojnë që për këtë kanë vetëm interesa ata që e dhunuan publikisht për ditë e ditë të tjera dhe askush tjetër. Ata që i dinë shqiptarët për budallenj dhe synojnë ti bindin se një histori dhune fizike marrëdhëniet mes dy të rinjve na qenka në fakt një dhune seksuale e frymëzuar politikisht nga një baba deputet dhe e pandëshkuar ligjërisht sepse kryetari i deputetëve me armë në dorë ka shkuar dhe ka kanosur oficerin që të mbyllë gojën. Nëse Balla është kapur nga kamerat të largohet”.

Rama u drejtua Klajda Gjoshës duke i thënë se nëse del që ë Komisariat ka qenë dhe Balla, ai do jetë i pari që të votojë për arrestimin e tij.

Pashë qëparë në zyrën e Gramozit një palo çarçaf të një grupi deputetësh që donin përjashtimin e Ballës nga delegacioni Stabilizim Asosiimit, a thua se virgjëria politike e morale i pengon të ishin në delegacion me dikë që ka kanosur me pistoletë në kokë. E kanë shkruar sikur është përdhunuar djali i deputetit dhe do llahtarisen euro parlamentarët për faj të Ballës. Ministre integrimi që jam ndarë më përshtypjet më të mira, e dashur Klajda qetësohu, Taulanti është ai që ka qenë kur bashkëpunoje me të, nuk ka bërë kurrë atë që ka tronditur kaq shumë Monikën, sa të bashkosh zërin, materialet filmike të komisariatit të Krujës janë në Prokurori. Drejtohu me kërkesën e policisë. Nëse do të gjesh Ballën apo vetë heroin e ngjarjes, në do të votoj bashkë me ty, jo për të hequr Taulantin, por për t’i hapur rrugë arrestimit pasi ta kemi kallëzuar të dy në prokurori ta jap fjalën publikisht por edhe ti nga ana jote po nuk gjete Taulantin, deputet e Kryetar bashkie që të ketë kapërcyer pragun e komisariatit, shkruaje një letër ndjese PE edhe pse Monika do të thotë Klajda mos e bëj. Hiq çizmen dhe ju mbrapa me llapën si qeni jashtë e pastaj të dali ku të dali motra e kështu të nderuar kolegë, hiq çizmen e vrapo me llapën jashtë do të vazhdojnë përditë

Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka treguar sot gjatë fjalës para grupit të tij parlamentar se kryedemokrati Basha i ka kerkuar pushtet ne tavoline me marreveshje. Sipas Ramës, nje gje te tille, ia ka thene vete Basha, por kryeministri ka theksuar se kjo është në dorën e shqiptarëve, dhe vetëm këtë nuk i jep dot kryedemokratit.

“Ma ka thënë vetë Luli, pushtetin me marrëveshje në tavolinë, njëherë ti, njëherë unë, është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap gjysmën e zemrës, po këtë nuk ia jap dot, pushteti nuk është i imi, është i atyre që kanë votën, edhe po të luten nga veriu në jug, se Taulanti nuk del dot se do presë sa Klajda të shohë filmimet, ne na marrin me gurë po Lulit pushtetin nuk ia japim. Ndaj Lulzim, Monika e opozita sot janë i mbyturi që bërtet, Monika i hap më shpjet sytë i mbyll më vonë, Luli e kundërta, i mbyturi të thotë do të mbys. Të pafytyrë e të pabesë deri në fund”- thotë ai.

Zjarr Tv Ad