Tritoli në biznesin e Xhemal Bushatit, Voltana Ademi: Policia dhe prokuroria ta zbardhin sa më shpejtë, kemi vënë në dispozicion kamerat…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar për dy shpërthimet e fuqishme që tronditën qytetin e Shkodrës mëngjesin e së shtunës, ku një prej biznesve ishte në pronësi të ish-kandidatit për kreun e qytetit nga radhët e PD-së, Xhemal Bushati. Sipas Ademit janë dy ngjarje që kanë tronditur qytetin, biznesin, familjet dhe sigurinë e të gjithëve.

Ademi shton se ngjarje të tilla duhet të parandalohen dhe të ketë rend e siguri publike, ndërkohë u pyet se a janë vënë në dispozicion të policisë kamerat e sigurisë publike që disponon bashkia.

“Është e vërtetë kanë qenë dy ngjarje që kanë tronditur qytetin, biznesit dhe familjet, dhe të gjithë qytetin, nevoja për të pasur siguri është e domosdoshme. Kërkesa ime për policinëm, prokurorinë është që të zbardhin sa më shpejt atë që ka ndodhur, duhet të ketë siguri.

Ngjarje të tilla në të gjithë Shqipërinë kemi pasur, dhe kjo tregon mungesën e vullnetit për të siguruar qytetarët.

Në çdo kohë që pamjet e kamerave të Bashkisë kërkohen, janë të disponueshme, ne kemi vendosur buxhet shtesë për kamerat në ambiente publike, janë për të ofruar siguri, rregull“, tha Ademi.

Gjithashtu, e pyetur se a ka qenë ndonjëherë e kërcënuar nga krimi, Ademi dha këtë përgjigje: Unë nuk kam pasur shqetësime të tilla ndonjëherë, kam komunikuar për çdo shqetësim që kemi pasur për sigurinë e qytetit. Jo, nuk është frikë të jetosh në Shkodër, edhe pse ngjarje të tilla e rëndojnë sigurinë. Sa i takon komunikimit me Xhemal Bushatin, Ademi tha se ajo ka kërkuar informacion, por nuk e pranoi që të kishte pasur një bisedë direkte me të.

Zjarr Tv Ad