Triumfi në KS festohet me trokitje gotash/ Linda Rama puthje dhe përqafime me Yuri Kim…

0
321
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, u organizua një pritje në Pallatin e Brigadave, ku u festua triumfi i diplomacisë shqiptare.

Në 11 Qershor, Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, për një mandat 2 vjeçar dhe padyshim këto momente ishin të rëndësishme për të gjithë.

Pjesëmarrës në këtë mbrëmje festive, ishin Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe shumë personalitete politike të tjerë, të cilët herë pas here trokitën edhe gotat.

Mirëpo, ajo ç’ka tërhoqi më shumë vëmendje, ishte raporti i zonjës Rama dhe Yuri Kim, të cilat në fund të festës shkëmbyen edhe puthje. Ky veprim bëri që shumë koka të kthehen, duke mos përjashtuar edhe kamerat që nuk i shpëtoi ky moment.

Zjarr Tv Ad