Troç nga Iva V. Grillo,fustanella” e Zonjes Kim!

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk mund te mohohet se ne shumicen e ngjarjeve te bujshme politike te koheve të fundit ka një konstatm të pandryshuar: prezencen e kudogjendur dhe diplomatikisht te paskrupullt te ambasadores amerikane.

Duket se nje pjese e mire e politikes shqiptare dhe intelektualeve e pranojne kete prezence, ashtu sic pranohet nje e keqe e madhe se ciles duhet t’i hapesh deren.

“Nje sakrificë e tanishme qe do te sjelle perfitime te medha për me vone”- sipas tyre. Por askush nuk arrin te artikuloje kur e si… E mbi te gjitha, pak flitet për faktin se një partner i vertete, kurre nuk te poshteron ne publik. “Non grata” me e bujshme amerikane e shpallur per shkaqe qe akoma nuk na thuhen, ka sherbyer si nje “lakmues” per shoqerine tone duke na identifikuar edhe persona e kategori qe ne fakt kane dale ne nje lloj drite “non grata” per moralin e qytetareve, kudo qe jetojne.

“Non grata” per syte e zemren e shqiptareve jane përvijuar jo vetem diplomatet si Zonja Kim e cila ka thyer kodet diplomatike dhe te mirëpritjes, por edhe ata politikane e intelektuale te cilet ne vend qe te denoncojne shantazhin dhe kete lloj diplomacie te paskrupullt e te papranueshme per shekullin e 21-te, fshihen pas “fustanelles” se zonjes Kim, në pritje të mrekullise apo edhe ndonje “kocke” ne forme fotoje a shkelje syri nga zonja ne fjale.

Nderkohe qe ne shohim endrra ne diell, nje kaste e korruptuar te cilen e ka fort per zemer dhe Zonja Kim e eproret e saj, ka kapur shtetin per fyti, ne cdo qelize te tij dhe po gjunjezon gjithe shoqerine shqiptare. Dhe ky eshte nje hall i madh, qe e kemi tani, per te cilin zonja ambasadore nuk duket aspak e shqetesuar.

Kur te vije momenti i zgjimit, vertete veç nje mrekulli mund te na shpetoje nga autoritarizmi qe do kete zene rrenje thelle. Deri atehere, edhe Zonja Kim, më shume gjasa, do të na kete lene shendene. E ne nuk do te na mbetet gje tjeter, vec të presim e kapemi pas “fustanelles” se radhes…

 

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad