Astrologia Meri Shehu ka bërë nëj deklaratë të fortë e cila po komentohet gjerë e gjatë në rrjet. Ajo tha se tradhtia nuk është diçka e keqe dhe se në jetë të gjithë jemi pak “Juda”, teksa më tej shtoi se ajo duhet provuar dhe shijuar.
Madje, madje astrologia parashikoi se shenja e cila do të tradhtojë këtë muaj do të jetë Luani të cilët përgjatë muajti maj do të jenë të fshehtë, madje do të kenë edhe lidhej të cilat nuk mund të deklarohen.
“S’është keq të tradhtosh. Duhet provuar tradhtia, ne të gjithë jemi nga pak Juda. Po nuk e provove ta bësh dhe ta shijosh, nuk ka kuptim. Tradhtia ndez edhe emocione. Ndërsa në rast se tradhtohesh, mbase nuk të shijon, por të bën më të fortë”, tha Meri Shehu për Euronews Albania.
“Në dashuri do jenë shumë të fshehtë, do kenë marrëdhënie mistike të cilat nuk mund të deklarohen dot sepse Afërdita në Gaforre i bën luanët të fshehin marrëdhëniet e tyre ose të krijojnë lidhje jo të mundshme për t’u deklaruar, ‘të tradhtojnë’”, shtoi ajo.