TR*ONDITËSE/ Babai nga Kolonja dërgon vajzat në jetimore/ A*kuzon Bashkinë e Erion Isait: Nuk mund t’i mbaj dot me bukë dhe atë copë ndihmë ekonomike që kisha ma hoqën…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Manuel Rrapushi, është një nga banorët e fshatit Qafzes në rrethin e Kolonjës, i cili po vuan vështirësitë ekonomike.

32-vjeçari është prind i dy vajzave të vogla, të cilat jetonin me babain e tyre. Pas divorcit nga nëna që vendosi të braktiste vajzat, i ati u detyrua që pas tërmetit të qershorit     2019-ës, t’i çonte vajzat në jetimoren e Korçës.

“I kam dy vajza, njërën e kam 5 vjeç dhe tjetrën e kam 3 vjeç. I kam dërguar në jetimoren e Korçës. Ra tërmeti dhe nuk kisha se ku t’i mbaja. Kisha një plak të sëmurë dhe plaku ngaqë ka qëndruar në çadër, ka ndërruar jetë”, ka treguar banori.

32-vjeçari Rrapushi, akuzon Bashkinë e Kolonjës, dhe Kryetarin e saj Erion Isai, për ndërprerjen e ndihmës ekonomike.

“Bashkia më ka thënë që do të më gjejë punë. Asgjë deri më sot, vetëm fjalë boshe. Kishim një ndihmë ekonomike 35 mijë lekë, na e kanë ndërprerë, duke na thënë tani 18 mijë lekë, me ato lekë nuk mund të shkosh deri në Korçë. Ishalla Zotit bëhet diçka, por me këtë Kryetar Bashkie që kemi, vetëm premtime ka, por deri tani asgjë nuk është bërë. Më mirë të iki se të rri”, tregon Rrapushi.

Rasti i 32-vjeçarit Manuel Rrapushi, ishte i njohur për të gjithë fshatin Qafzes. Banorët e këtij fshati, mundohen sadopak të ndihmojnë Manuelin, por bashkia ka zgjedhur të distancohet nga përgjegjësia, duke e lënë këtë banor të vetëm, në pritje të një ndihme.

Zjarr Tv Ad