Tronditëse/ Më shumë se 10 plumba u gjetën në trupin e pajetë/ Detaje të reja nga vrasja e 33 vjeçarit

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

mëson detaje të reja nga vrásja që ka ndodhur në orët para të mëngjesit të sotëm në Rrogozhinë, ku mbeti viktimë 33-vjeçari Klevis Kapllani. Trupi i të ndjerit ka më shumë se 10 plumba në trup, ndërkohë që dyshohet se ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i Kapllanit është pikasur fillimisht nga shitësi i qumështit i cili ka njoftuar menjëherë familjarët të cilët kanë njoftuar forcat policore. 33-vjecari është gjetur pa shenja jete në makinën tip Fiat Punto, ndërkohë që xhami i derës ka qenë i thyer, ç’ka mendohet se është goditur nga jashtë me armë zjarri.

Kapllani ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike, ndërkohë që banorët shprehen se ështëe djalë i respektuar në zonë. Vrásja ka ndodhur 200 metra larg banesës së Kapllanit, ndërkohe që 33- vjeçari është i martuar dhe baba i një femije 2 muajsh. Grupi i ekspertizës së mbërritur nga Tirana ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia nuk ka ende një person të dyshuar për këtë ngjarje, ndërkohë që nuk bëhen të ditura as pistat e hetimit. Në vendngjarje mësohet se është gjetur një pistoletë, e cila nuk ka qenë e përdorur së fundi. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që vrásja të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ç’ka do ta bënte dhe më të vështirë kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Ad