Tronditëse në aeroplan/ Pasagjeri i infektuar me Covid-19 hyn brenda, të tjerët tmerrohen(VIDEO)

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasagjerët në aeroportin e Londrës janë tmèrruar nga një person që kishte thyer rregullat e karantinës dhe ishte futur në avion, ndonëse ishte pozitiv me Còvid. Pamjet tregojnë tre zyrtarë të veshur me të bardha që hyjnë në avion ndërsa ekuipazhi mundohet të mbajë të qetë pasagjerët në sediljet e tyre.

Pushuesit thuajse u qetësuan kur mbërriti ekipi shëndetësor dhe e nxori jashtë të infèktuarin për ta dërguar në një zonë izòlimi në aeroport.

Sedilja dhe vendi rreth tij u dezinfèktuan menjëherë, përpara se avioni të fluturonte drejt destinacionit, Piza. Edhe pse pasagjeri i infèktuar mbante maskë, të tjerët u frikësuan për shkak të infèktimit të mundshëm.

“Për një kohë shumë të shkurtër, më pak se 10 minuta, të gjithë ishin të ulur në aeroplan para nisjes. Kishte pak rrèzik të transmetimit të korònavirusit pasi të gjithë mbanin maska për fytyrën”, thuhet në një njoftim të aeroportit Stansted. (A.M/Faxweb.al)

Zjarr Tv Ad