Tronditet Athina: Shqiptari qëllohet me plumb në kokë në lokal

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në një lagje të Athinës, pasditen e sotme, shkruajnë mediat vendase.

Sipas këtyre të fundit bëhet fjalë për një emër të njohur të botës së krimit, ndaj të cilit nuk është hera e parë që bëhet atentat.

Viktima ka qenë i ulur në një lokal, kur një person i armatosur i është afruar dhe e ka qëlluar me plumb në kokë.

Fillimisht i ndjeri është transportuar për në spital me shpejtësi por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq gjatë rrugës për në spital.

Duke  iu referuar mediave greke, mësohet se krimi i rëndë ndodhi në orën 17:55, në Rrugën “30 Durrachiou” në Sepolia të Athinës.

Mësohet se viktimën e kanë kapur të paktën 5 plumba në kokë dhe në trup.  Pasi ka kryer këtë krim, autori i vrasjes është larguar qetësisht me një taksi që e mori shumë pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë polica është vënë në ndjekje të tij.

Sipas të dhënave paraprake  mediat greke bëjnë të ditur se shqiptari i ekzekutuar ishte një emër i njohur i botës së krimit.  Ndërkohë më tej thuhet se ai ishte i lidhur me një bandë me mafian shqiptare që u shpërbë së fundmi nga ELAS.

Zjarr Tv Ad