Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas Gennaro Gattusos, një tjetër emër i rëndësishëm i organikës së Milanit konfirmon dorëheqjen.
Bëhet fjalë për Leonardo Nascimento de Araujo, i cili ka hequr dorë nga roli i drejtorit sportiv të kuqezinjve. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit italian, me Milanin që ka pranuar dorëheqjen e Leonardos.
“Klubi dëshiron të falënderojë Leonardon për kontributin e tij të rëndësishëm në ndihmën për të marrë klubin në një epokë të re dhe i uron atij më të mirën në karrierën e tij të ardhshme. “-thuhej në deklaratën e lëshuar nga klubi kuqezi.
Braziliani u emërua drejtor sportiv i Milanit në korrik të vitit 2018. Interes për shërbimet e tij ka shfaqur PSG, e cila mund ta zyrtarizojë firmën me të në ditët e ardhshme.