Tronditet Napoli, mesfushori më i mirë kërkon largimin

0
21

Mesfushori spanjoll Fabian Ruiz po tregon një nivel të shkëlqyer me skuadrën e Napolit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha ne Europë.

De Laurentiis e menaxherët e mesfushorit, po negocionin rinovimin e kontratës që skadon më 2023-shin, ku do përfshihej edhe një klauzolë prej 120 milionë eurosh. Megjithatë pak ditë më parë menaxherët janë tërhequr nga negociatat për rinovim, ndërsa sipas mediave në Itali, duket se pas këtij vendimi qëndron klubi i Barcelonës, që kërkon të marrë Ruiz për 50-60 milionë euro në verë dhe jo të paguajë një klauzolë të lartë.

Nuk përjashtohet mundësia që vetë Fabian Ruiz të jetë zhgënjyer me situatën e krijuar në kampin napolitan në javët e fundit dhe të ketë vendosur veton kundër rinovimit me skuadrën e De Laurentiis.