Tronditet shkenca! Turqi, familja ecën si 4 milionë vjet më parë

0
708
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këto pamje vazhdojnë të shokojnë. Një familje në Turqi ecën këmba- dorazi ashtu si 4 milionë vjet më parë siç bënin parardhësit tanë të lashtë.

Anëtarët e një familjeje në Turqi vuajnë nga një sëmundje jo e zakonshme, që nënkupton mungesën e balancës të të qëndruarit drejt dhe në këmbë. Ata ecin me duar dhe këmbë njëkohësisht.

Pesë vëllezër dhe motra nga provinca Hatay në Turqi, u zbuluan në vitin 2005 ku edhe është menduar se janë një shembull i ‘evolucionit të kundërt’, duke nënkuptuar se ata janë përfshirë në një formë të hershme primitive njerëzore. Mosha e tyre varjon nga 18 në 34 vjec. Prindërit janë rreth moshës 60-vjeç.

Familja jetonte në mister të plotë e izloluar nga bota e jashtme. Edhe pse në moshë madhore fëmijët e fshatit i ofendojnë dhe u gjuajnë me gurë. Lëkura e duarve të tyre është e trashë si lëkura e këmbëve. Gjatë gjithë jetës së tyre ata kanë ecur në këtë mënyrë këmba-dorazi. Huseini, djali i familjes mund të eci për kilometra të tëra këmba-dorazi pa u lodhur.

Por shkencëtarët tashmë konkludojnë se mënyra e tyre jo e zakonshme e ecjes është për shkak të sëmundjes së rrallë që shkaktohet nga stabiliteti dhe balanci i dobët. Fajin ua vënë geneve të prindërve të tyre të cilët ndryshe nga fëmijët ecin normalisht. “Kur i pashë nga afër, nuk munda tu besoja syve të mi, kurrë nuk e prisja se njeriu modern mund të kthehej në një fazë të tillë” thotë profesor Nick Caumfrey në emisionin “60 minutes Australia” i cili lexoi për herë të parë për këtë familje në artikull shkencor botuar në Turqi.

“Na u duk se ora e evolucionit kishte kthyer akrepat pas, për këtë arsye, kolegu im profesor turk më ftoi ta ekzaminoja familjen nga afër.
Pasi e studiuam rastin vumë re se ecja këmba-dorazi është një problem gjenetik, që i ka lënë ata në një stad primitiv, këtu e katër milionë vjet para” thotë Caumfrey.
Pasi kryen skanerin e kokës, ekspertët vunë re një ndryshim të vogël në krahasim me një tru normal por përsëri ata nuk janë në gjendje të shpjegojnë përse familja në Turqi ecën si kafshët. Një shkencëtar gjerman thotë se përgjigjen për këtë mund të gjendet tek AND-ja e prindërve të tyre. Ai mendon se gjaku i prindërve fsheh një nga sekretet më të mëdha të shkencës që është i ecuri primitiv.

Pasi historia e tyre u bë publike, ata kryen vizita tek fizioterapisti ndërsa në banesë iu vendosën shufra hekuri për tu ngritur në këmbë.

E ecura në dy këmbë dhe drejtë është tashmë shpresa më e re për familjen. “Kur të eci si njerëzit e tjerë dua të shkoj të kërcej madje të gjej edhe një bashkëshort” i tha gazetares së “60 minutes Australia” një nga vajzat duke buzëqeshur.

Zjarr Tv Ad