Tronditet Vlora/ Shpërthim tritoli në katin e katërt të një pallati

0
136

Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur këtë të dielë nga një shpërthim tritoli, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Isa Boletini”, në një apartament në pronësi në 43-vjeçarit Jovan Çela, në katin e katërt. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e apartamentit.

Policia ka marrë në pyetje familjarët për të siguruar të dhëna që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit apo autorëve të krimit.