Tropojanët çohen në protestë, Dushaj:Ky regjim burgos politikisht

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tropojës ka lënë në burg sot 3 protestues, të cilët kanë hyrë në KZAZ të rrethit verior të vendit.

Pas masës së dhënë nga gjykata, shumë banorë venas janë ngritur në protestë. Kryetari i Bashkisë së Tropojës Bensik Dushaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Gjykata e Tropojës, nën presionin e qeverisë kriminale të “Rilindjes”, dha vendimin e burgosjes politike për tre protestues të pafajshëm, Dushaj thotë se Shqipëria e  demokracisë nuk mund të kthehet prapë pas, në diktaturë.

Postimi i Besnik Dushajt:

Ditën e sotme, Gjykata e Tropojës, nën presionin e qeverisë kriminale të “Rilindjes”, dha vendimin e burgosjes politike për tre protestues të pafajshëm, Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj, që u ngritën në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Thirrja ime, thirrja e çdo njeriu që mbron lirinë dhe demokracinë e vendit të tij, është për bashkimin më të madh që Shqipëria ka parë ndonjëherë, ditën e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj klike kriminale që po instalon diktaturën.

Shqipëria e NATO-s, Shqipëria e lëvizjes së lirë, Shqipëria e demokracisë që pret të bëhet pjesë BE-së nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet, nuk mund dhe nuk do të kthehet pas në vitet e errëta të diktaturës. Detyra jonë, detyra e çdo qytetari të Republikës së lirë dhe demokratike të Shqipërisë, është mbrojtja e këtyre vlerave të fituara me kaq mund. Ne duhet dhe do ja dalim! E drejta do triumfojë mbi padrejtësinë, liria do triumfojë mbi diktaturën! Fitore!

 

Zjarr Tv Ad