Trump akuzon gazetarët si “qeniet më të pandershme në botë”

0
770
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Donald Trump ka akuzuar median për raportimin e pandershëm të numrit të njerëzve që morën pjesë në inaugurimin e tij.

Gjatë vizitës së tij të parë në zyrat qendrore të CIA-s, ai tha se turma të mëdha njerëzish kishin mbërritur në monumentin e Uashingtonit teksa ai fliste nga Kapitoli, pavarësisht se dëshmitë fotografike tregojnë të kundërtën. Më pas, sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se kjo kishte qenë “turma më e madhe që ka parë ndonjëherë inaugurimin”.

Një ditë më parë, miliona persona në Shtetet e Bashkuara por edhe përqark botës, protestuan kundër administratës së re të Trump. Tubimi më i madh ishte në kryeqytetin e Uashingtonit, ku zyrtarët thonë se kanë qenë rreth 500.000 protestues. Qëllimi i këtyre demonstratave ishte të theksohen dhe mbrohen të drejtat e grave, të cilat aktivistët i shohin si të kërcënuara nga administrata e re.

Zoti Trump nuk i përmendi aspak protestat gjatë vizitës së tij në zyrat qendrore të CIA-s në Virginia, por menjëherë u kthye kundër shtypit. Ai gjithashtu akuzoi median se ka stisur një mosmarrëveshje mes tij dhe komunitetit të inteligjencës dhe i radhiti gazetarët “ndër qeniet më të pandershme në botë”.

Trump tha se imazhet televizive të inaugurimit të tij paraqisnin një pamje të pasaktë. “Dukeshin si 1 milionë e gjysmë” atje të premten, u shpreh presidenti, duke kritikuar raportimet e medias se pjesëmarrës në inaugurim kanë qenë më pak se 250.000 persona.///

 

Zjarr Tv Ad