Trump anuloi marrëveshjen bërthamore të Iranit për të inatosur Obamën

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Donald Trump e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit për të inatosur Barak Obamën.

Informacioni ka dalë në dritë pas rrjedhjes së memorandumeve të shkruara nga ish-ambasadori britanik në SHBA.

Sir Kim Darroch e përshkroi masën si një akt “vandalizmi diplomatik”, raporton BBC.

Memorandum i ambasadorit u shkrua pasi sekretari i jashtëm i asaj kohe, Boris Johnson i bëri thirrke SHBA-ve në vitin 2018 të qëndronin në marrëveshjen bërthamore.

Rrjedhja e fundit erdhi pavarësisht paralajmërimit të Policisë Met kundër botimit të lajmit.

Informacionet ku ambasadori kritikonte administratën e Presidentit Trump u shfaqën një javë më parë dhe nxitën një reagim të furishëm të Trump duke çuar në dorëheqjen e Sir Kim nga posti i tij.

Në lajmin e publikuar nga Daily Mail raportohet se Sir Kim i shkroi Johnson duke e informuar se Trump po e braktiste marrëveshjen bërthamore për arsye personale.

Dhe mendohet se presidenti u largua nga kjo marrëveshje për shkak se ishte nënshkruar nga paraardhësi i tij demokrat Barak Obama.

Sipas marrëveshjes, Irani ra dakord të kufizonte aktivitetet bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Megjithatë, Presidenti Trump tha se nuk mendonte se marrëveshja shkonte aq larg sa të pengonte ambiciet bërthamore të Iranit dhe rivendosi sanksionet e Shteteve të Bashkuara pas tërheqjes nga marrëveshja në maj 2018.

Në memorandumin e ambasadorit britanik thuhet se është theksuar ndarja midis këshilltarëve presidencialë të SHBA. Sir Kim shkroi se Shtëpia e Bardhë nuk kishte një strategji se si do të procedohej pas tërheqjes nga marrëveshja.

 

Zjarr Tv Ad