Trump apo Biden/ Ja se kush i fiton zgjedhjet sipas profesorit që me parashikimet e tij nuk ka gabuar kurrë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Allan Lichtman, profesor i Historisë në Universitetin Amerikan në Uashington, ka parashikuar saktë çdo fitues të zgjedhjeve presidenciale, në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1984, duke përdorur “13 elementët kyçë”, që sipas tij, sjellin në pushtet triumfuesin, duke nisur nga një analizë e fushatës elektorale.

“Këto çelësa japin idenë e të gjithë panoramës. Në bazë të tyre, unë shoh përtej zgjedhjes së një presidenti amerikan, jo duke nisur nga fjalimet, sondazhet, debatet, fondet për fushatë, truket që kandidatët dhe stafet përdorin gjatë fushatës”, shprehet profesori.

Ajo çka ka rëndësi, sipas Lichtman, është fuqia që Presidenti amerikan ka mbi ekonominë dhe zhvillimin social. Profesori duket se ka lajme të këqija, së paku për Donald Trump: “Parashikimi im është që Donald Trump, do të bëhet Presidenti i parë në detyrë, që nga koha e George H. W. Bush në vitin 1992, që do t’i humbasë zgjedhjet dhe nuk do të rizgjidhet”.

Teksa Biden, edhe sipas sondazheve, premton të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, sipas modelit të profesor Lichtman, ekonomia në ngërç për shkak të pandemisë korona*virus, si dhe protestat kombëtare antiracore, duket se e vulosën fatin e Trump në këto zgjedhje: “Kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, një president që drejton Shtëpinë e Bardhë, nuk ka patur kaq shumë probleme, që të humbasë pushtetin dhe lavdinë në kaq pak kohë. Nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

Por, ai shton se republikanët shpresojnë në një votë ndryshe të minoriteteve dhe të rinjve, ndërsa gjithnjë e më shumë, po rriten dyshimet për ndërhyrjen ruse në rezultatin e zgjedhjeve: “Shikoni se çfarë ndodh. Baza republikane ka njerëz të bardhë, të vjetrit si unë dhe si ne, nuk do të ketë më. Për fat të keq, ne nuk mund të jetojmë deri në 150 vjeç.

Ndaj, tani po përpiqen që të shtypin votën e bazës demokrate, të të rinjve dhe minoriteteve. Kjo më shqetëson mua. Së dyti, ndërhyrja ruse. Ata po kthehen. Kanë mësuar shumë përgjatë këtyre 4 viteve. Ndoshta, mund të përpiqen të ndërhyjnë në teknologjinë tonë të votimit, apo qendrat e votimit.

Edhe një herë, Donald Trump e mirëpret ndërhyrjen ruse. Këto janë, padyshim k*ërcënime më të mëdha për demokracinë tonë. Ato janë, në të vërtetë sistemi im i pagabueshëm i parashikimit. Unë i qëndroj parashikimit tim dhe këtyre shqetësimeve”.

Pas 4 dekadash parashikimesh të pagabueshme, Lichtman pranon se ndihet vërtet nervoz në çdo ditë zgjedhjeje, sepse kërkon të vendosë një rekord botëror: “Sot jam 73 vjeç. E bëj këtë gjë prej 40 vitesh dhe çdo 4-ër vjet, ndjej ende flutura në stomak. Unë bëj një parashikim të qartë, pa mëdyshje se kush do të jetë fituesi. Nuk eci me probabilitet. Dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhë nëse gabohem. Ndaj them që kam flutura ende dhe nervozizmi shtohet, sidomos natën e zgjedhjeve”.

Profesor Lichtman, pranon se një nga momentet e tij më të vështira ishte kur parashikoi në 2016-ën fitoren e Donald Trump, edhe pse të tjerët ishin të sigurt për triumfin e Hillary Clinton.

Zjarr Tv Ad