Trump: Çfarë turpi kur talebanët të ngrenë flamurin e tyre mbi ambasadën amerikane

0
2814
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump ka reaguar për avancimin e talibanëve dhe faktin se ata kanë marrë tashmë në kontroll Kabulin.

Trump, përmes një postimi shprehet se është një turp i madh kur talibanët të ngrenë flamurin e tyre mbi ambasadën amerikane.
‘Pasi arrita ta shkatërroj ISIS -in, krijova një mundësi parandalimi të besueshme. Ky parandalues tani është zhdukur. Talibanët nuk kanë më frikë apo respekt për Amerikën, apo fuqinë e Amerikës.

Çfarë turpi do të jetë kur talibanët të ngrenë flamurin e tyre mbi Ambasadën Amerikane në Kabul. Ky është dështim i plotë që tregon dobësi, paaftësi dhe mospërputhje totale strategjike’, shkruan ish-presidenti Donald Trump.

Mesazhi eshte pjese e nje artikulli te botuar ne media amerikane gjate dites se djeshme, pikerisht ne lidhje me situaten ne Afganistan, ku talebanet sot moren dhe kryeqytetin Kabul.

Zjarr Tv Ad