Trump dhe Kim Jong-un, takim në shkurt

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në fund të shkurtit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten. Dy udhëheqësit do takohen për rinovimin e një dialogu të nivelit të lartë diplomatik që ka lehtësuar marrëdhëniet mes dy shteteve, por që nuk ka treguar përparim në eliminimin e arsenalit bërthamor.

Lajmi për një takim të dytë erdhi pasi presidenti amerikan u takua në Shtëpinë e Bardhë për 90 minuta me një të dërguar të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol, i cili udhëtoi në Washington për të diskutuar rreth denuklearizimit.Trump mbajti takimin e partë historik me Kim Jong Un në korrik të vitit të kaluar në Singapor.Nuk janë dhënë detaje sesi do realizohet  denuklearizimi i shtetit komunist.

 

Zjarr Tv Ad