Trump do të adresohet para Kongresit pas përfundimit të bllokadës së Qeverisë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se adresimin para Kongresit për Gjendjen e Kombit do ta mbajë pas përfundimit të bllokadës së qeverisë amerikane,

Qeveria amerikane përballet me bllokadën më të madhe në histori për shkak të mospajtimeve mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për planet e Trumpit mbi ndërtimin e murit në kufirin amerikano-meksikan.

Mbrëmë Trump tha se kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, Nancy Pelosi, fillimisht bëri thirrje që të mbajë fjalimin, më pas ndryshoi mendjen.

“Fjalimin do ta mbajë kur të përfundojë bllokada e Qeverisë. Nuk kam ndërmend të kërkojë raste alternative për fjalimin meqë nuk ka vend që mund të konkurrojë me historinë, traditën dhe rëndësinë e Dhomës së Përfaqësuesve”, porositi Trump në Twitter.

Bllokada e qeverisë amerikane zgjat tashmë 33 ditë dhe më shumë se 800 mijë nëpunës publik janë detyruar të punojnë pa pagesë ose pushim pa pagesë.

Zjarr Tv Ad