Trump emëron Sekretarin e ri amerikan të Mbrojtjes

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, është emëruar shef i ri Pentagonit. Shanahan është emëruar pas dorëheqjes së James Mattis i cili tha në letrën e dorëheqjes se pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump. Letra e tij u bë publike shumë shpejt pasi Trump shkroi në Twitter se Mattis do të pensionohet në fund të muajit shkurt. Ndërsa Shanahan do ta marrë rolin e tij më 1 janar. Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit social Twitter tha se “Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve”.

Zjarr Tv Ad